Zyrtare/ La në stol sulmuesin e Kombëtares shqiptare, fituesi i “Topit të Artë” shkarkohet pas 100 ditësh

9 Prill 2025, 17:40 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ La në stol sulmuesin e Kombëtares shqiptare, fituesi i

Fabio Kanavaro nuk është më trajner i Dinamos së Zagrebit. Eksperienca e ish-fituesit të Topit të Artë zgjati për 100 ditë në Kroaci.

Arbër Hoxha nuk konsiderohej titullar me Kanavaron, ndërsa mbetet për t’u parë si do ndryshojë situata. Drejtimin e skuadrës, siç njofton klubi, e ka marrë Sandro Perkoviç.

“Fabio Kanavaro nuk është më trajner i ekipit të parë nga kjo e mërkurë. Ai ishte në pankinën e klubit për pak më shumë se tre muaj dhe drejtoi blutë në 14 ndeshje konkurruese dhe tre miqësore.

Ne dëshirojmë të përfitojmë nga ky rast për të falënderuar nga zemra trajnerin Kanavaro për përpjekjen dhe përkushtimin të madh dhe t’i urojmë atij gjithë të mirat në rrugëtimin e tij të ardhshëm.

Ekipi do të merret përkohësisht nga ndihmëstrajneri aktual Sandro Perkoviç deri në fund të sezonit”, shkruhet në njoftimin e Dinamo Zagreb.

 

Po ndodh...