
Banesa përfshihet nga flakët në Elbasan, panik te banorët e zonës

24 Gusht 2025, 13:22 / AKTUALITET
Një shtëpi e vjetër u përfshi nga flakët mesditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.
Zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 12:09 shkaktoi panik te banorët e zonës për shkak të afërsisë me banesa dhe biznese të tjera.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me tre mjete dhe 10 efektivë, të cilët bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve brenda një ore.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por shtëpia është dëmtuar rëndë. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128