Lazanja pa petë me kungull, gjizë dhe djathë

22 Gusht 2025, 09:55 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Lazanja pa petë me kungull, gjizë dhe djathë

Përbërësit:

2-3 kunguj të njomë
150 gr djathë kaçkavall i grirë
100-150 gr fileto pule
2 kokrra vezë
200 gr gjizë e butë
Pak vaj ulliri
Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë mirë kungujt dhe i presim në feta të holla gjatësore. Hedhim pak vaj ulliri në fund të tavës dhe vendosim shtresën e parë me feta kungulli. Hedhim djathin e grirë sipër, vendosim një shtresë me fileto pule, të cilën e kemi zier më parë dhe copëtuar në fije. Përsëritim shtresat: kungull, djathë, mish pule, derisa të mbushet tava.  Në një tas përziejmë vezët dhe gjizën, pak kripë e piper. I rrahim mirë me pirun dhe hedhim masën sipër shtresave në tavë. E vendosim tavën të piqet në furrë të parangrohur në 220°C për rreth 30-35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë sipër dhe të mpikset kremi.

Receta nga Zonja Albana, emisioni "Rreze Dielli"

 

 

Po ndodh...