Kristian Shpendi e nis sezonin me gol në duelin ndaj Peskarës

22 Gusht 2025, 22:28 / SPORT ALFA PRESS

Kristian Shpendi e nis sezonin me gol në duelin ndaj Peskarës

Kristian Shpendi duket se e ka nisur me këmbën e mbarë këtë sezon futbollistik te skuadra e Çezenës, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës në duelin e parë të Serisë B ndaj Peskarës. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 1. Bardhezinjtë shënuan të parët me ish-sulmuesin e Prishtinës, Blesa në minutën e 31-të, ndërnkohë që vendasit e Peskarës rikthyen baraspeshën në minutën e 35-të me Olzer. 

Në pjesën e dytë, për t’i dhuruar sërish avantazhin Çezenës, mendoi pikërisht Kristian Shpendi, i cili në minutën e 49-të, nuk fali, duke përshëndetur rrjetën me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës. Një gol ky me shumë peshë i realizuar në këtë start të sezonit.  

 

Po ndodh...