
Aksidenti i rëndë me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi, arrestohet shoferi bullgar

22 Gusht 2025, 20:16 / AKTUALITET
Është arrestuar shoferi bullgar i kamionit që të hënën shkaktoi një aksident tragjik në rrugën Egnatia, pranë pikës së pagesës së Iasmos në Rodopi, Greqi ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë.
Pas daljes nga spitali disa ditë më parë, 56-vjeçari u paraqit sot para gjykatësit hetues. Dëshmia e tij nuk bindë gjykatësin dhe prokurorin, të cilët vendosën që ai të mbahet në paraburgim.
Shoferi akuzohet për vrasje nga pakujdesia me pasojë vdekjen e disa personave, dëmtime trupore dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit.
Autoritetet presin rezultatet e analizave toksikologjike për të përcaktuar nëse ai kishte konsumuar alkool në momentin e aksidentit.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
Nga Owen Matthews, SPECTATOR
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
Nga Armend Gjana


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
Nga Naim Meta
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128