SHBA jep 50 milion $ për arrestimin e tij, Vuçiç telefonatë me Maduron: E falenderova për mbështetjen!

23 Gusht 2025, 00:25 / BOTA ALFA PRESS
SHBA jep 50 milion $ për arrestimin e tij, Vuçiç

Ndërsa populli serb është ngritur prej muajsh në këmbë dhe kërkon largimin e tij, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka gjetur mbështetje nga Maduro, presidenti i Venezuelës, me të cilin ka zhvilluar një bisedë telefonike dhe ka marrë mbështetjen e tij.

Kjo telefonatë vjen në një kohë kur administrata amerikane e presidentit Donald Trump vendosi një shpërblim të majmë për arrestimin e tij, duke e cilësuar Maduron një “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Aleksandër Vuçiç e konsideron Maduron një mik të madh të Serbisë dhe nënvizon se bisedoi me të për sfidat aktuale globale dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

Vuçiç pohon se e ka falënderuar Maduron për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Venezuelës kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”, shkruan Vuçiç në një deklaratë.

Aktualisht nuk dihet ende se çfarë efektesh do prodhojë telefonata Vuçiç-Maduro në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Washingtonit.

Kujtojmë se Edi Rama e ka cilësuar publikish Aleksandër Vuçiçin si 'vëlla'.

Po ndodh...