E rëndë në Itali, furgoni shtyp djalin 2-vjeçar në oborrin e shtëpisë

22 Gusht 2025, 20:49 / BOTA ALFA PRESS

E rëndë në Itali, furgoni shtyp djalin 2-vjeçar në

Një ngjarje tragjike ndodhi në Catanzaro, në rajonin Kalabri në Itali, ku një djalë 2-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga një furgon pranë shtëpisë së tij.

Sipas mediave italiane, fëmija ndodhej vetëm në oborr dhe kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve. Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë, por fatkeqësisht djali kishte ndërruar jetë.

Shoferi i furgonit nuk e kuptoi që e kishte goditur fëmijën dhe vazhdoi rrugën e tij. Ai u gjet më vonë nga policia dhe, pasi u informua për pasojat tragjike të aksidentit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore.

 

 

Po ndodh...