
FBI bastisi shtëpinë e John Bolton, reagon presidenti Trump: I ulët, bëni atë që duhet të bëni!


Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara nga FBI në shtëpinë e Jogn Bolton.
Sipas mediave amerikane, veprimi i agjentëve federalë lidhet me një hetim të profilit të lartë mbi sigurinë kombëtare, i urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel, i cili në një libër të vitit 2023 e ka cilësuar Bolton si një nga “pjesëtarët e shtetit të thellë ekzekutiv”.
“Nuk jam fans i John Bolton… Është i ulët… Nuk di asgjë për kontrollet. E pashë vetëm këtë mëngjes… I them Pam-it (Prokurores së përgjithshme të SHBA) dhe grupit që nuk dua të di për këtë. Duhet të bëni atë që duhet të bëni”, mësohet të jetë shprehur Trump.
FBI bastisi këtë të premte banesën e ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Donald Trump, John Bolton, në periferi të Uashingtonit, në kuadër të një hetimi të profilit të lartë për çështje sigurie kombëtare, raporton “The Post”.
Sipas informacioneve kontrolli është zhvilluar në orën 7:00 të mëngjesit në banesën e Bolton në Bethesda, Maryland, dhe është urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.
Askush nuk është mbi ligjin… agjentët e FBI-së në mision”, shkroi Patel në një postim enigmatik në X, pak pasi nisi bastisja. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi e shpërndau mesazhin e tij, duke shtuar: “Siguria e Amerikës nuk negociohet. Drejtësia do të ndiqet. Gjithmonë”.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128