
Rinis Serie A, Napoli tenton të bëjë “bis”. Inter, Juve dhe Milan kërkojnë të “shkurorëzojnë” jugorët

Pas një pauze prej tre muajsh, Serie A rikthehet këtë fundjavë dhe sezonit i ri i ka dhënë një tjetër frymë garash. Situata në krye të tabelës është më e hapur se kurrë. Katër skuadra kryesore duket se do të luftojnë deri në fund për titullin, ndërsa vendet e mbetura për kupat europiane do të jenë objekt i një gare të ashpër.LUFTA PËR SKUDETO Katër ekipe kryesore janë të vendosura për të siguruar vendin e parë. Napoli, Inter, Juventus dhe Milan premtojnë një sezon emocionues. Inter ka mbetur me shumë nga baza e sezonit të kaluar, por ka ndryshuar trajnerin. Simone Inzaghi, pas katër vitesh, është zëvendësuar nga Kristian Kivu. Ky ndryshim mund të sjellë sfida të reja për zikaltërit, por drejtuesit kanë besim se skuadra do të reagojë mirë. Napoli ka bërë përforcime të rëndësishme me lojtarë si De Brojne, Lang dhe Gutierrez. Shtimi i një sulmuesi të ri për të zëvendësuar pjesërisht Romelu Lukaku, i cili mund të mos jetë i gatshëm për pjesën më të madhe të sezonit, është prioritet.
Ekipi i Antonio Konte duket i përgatitur për të përballuar dy garat kryesore, Serie A dhe Champions League. Të mbrosh titullin kampion është një detyrë edhe më e vështirë se suksesi i një sezoni më pare dhe këtë gjë e di fare mire vetë tekniku Konte. Milan, që nuk do të luajë në Europë këtë vit, synon rikthimin në nivelet e larta. Me Masimiliano Alegri në pankinë dhe lojtarë të njohur si Luka Modriç, kuqezinjtë shpresojnë të jenë konkurrues deri në fund. Juventus ka pasur një merkato të ngadaltë, por rikthimi i Bremer dhe afrimi i Xhonatan Dejvid dhe Zhoao Mario mund të ndryshojnë balancën e skuadrës dhe ta bëjnë atë më konkurruese.
GARA PËR EVROPËN Pasi katër vendet e para duket se janë të bllokuara, lufta për vendet e tjera europiane është gjithashtu shumë e fortë.Roma nën drejtimin e Xhan Piero Gasperinit ka ambicie të mëdha, edhe pse kufizimet e Fair Play Financiar mund të pengojnë merkato aktive. Lacio ka shpresë te rikthimi i Mauricio Sarri, i cili mund të nxjerrë më të mirën nga ekipi, edhe pse merkatoja ka qenë e kufizuar. Fiorentina ka bërë përforcime të rëndësishme, duke përfshirë lojtarë si Edin Xheko, Andrea Pikoli dhe Facini. Nën drejtimin e Stefano Piolit, skuadra synon të rikthehet në zonën europiane. Komo vazhdon projektin e zhvillimit të talenteve të rinj, me lojtarë si, Nico Paz dhe Assane Diao, dhe nën drejtimin e Fabregasduke krijuar një ekip konkurrues në futbollin italian. Në fund ajo që mund të thuhet është se ky sezon i Serie A do të jetë jo vetëm spektakolar, por mbi të gjitha pritet të mbart shumë më tepër enigma, aty ku për momentin asnjë skuadër nuk e gëzon petkun e skuadrës favorite për fitimin e titullit.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128