
Skandal në Itali, zbulohet përmbajtje hekuri në mocarela, ministria jep urdhërin për tërheqjen urgjent nga tregu

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka urdhëruar tërheqjen urgjente nga tregu të 5 llojeve mocarelash, për shkak të dyshimeve mbi praninë e metaleve në produkt.
Në njoftimin zyrtar thuhet se konsumatorët nuk duhet të përdorin produktin, por të kthejnë paketat në pikën e shitjes ku janë blerë.
Produktet e dyshuara janë të markave Conad, Carrefour, Penny Market dhe Latbri, të prodhuara nga kompania Granarolo, në qendrat e saj në Usmate Velate, provinca e Monza-s dhe Brianza-s.
· Mozzarella Conad: paketim 125 g dhe paketim 3×125 g, lot N5205D, afati i skadencës 15 gusht 2025.
· Mozzarella Valbontà (Penny Market), paketim 4×125 g, lot N5205E, afati i skadencës 17 gusht 2025.
· Mozzarella Carrefour Classic Maxi Pack, paketim 3×125 g, lot N5205E, afati i skadencës 18 gusht 2025.
· Mozzarella Latbri, paketim 125 g, lot N5205D, afati i skadencës 22 gusht 2025.
Autoritetet italiane u bëjnë thirrje qytetarëve që mund të kenë blerë këto produkte të mos i konsumojnë në asnjë rast, por t’i dorëzojnë menjëherë te dyqani ku janë blerë.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128