
Vrasja me thikë e shqiptares në Greqi! Prek me fjalët vajza e viktimës: Mami do na mungosh shumë, e di që na sheh nga lart

Një ngjarje tragjike ka prekur qytetin e Volosit në Greqi, ku një 36-vjeçare, Marjena, humbi jetën në mënyrë të dhunshme. Autor i dyshuar i ngjarjes është bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, i cili u arrestua nga policia në mesditën e sotme, pas disa orësh në arrati.
Ngjarja ndodhi në prani të fëmijëve të çiftit, të cilët u përballën me një pamje tronditëse. Vajza e madhe e viktimës reagoi në rrjetet sociale me një mesazh prekës:
“Ike, mami im… Do të më mungosh shumë. E di që na sheh nga lart, por unë, Dino, Melisa dhe Asimina të duam pafund. Do jesh gjithmonë në jetën tonë.” Ky mesazh u shoqërua me disa fotografi të saj pranë nënës së ndjerë.
Autori i dyshuar, 40 vjeç, ishte person me të kaluar problematike dhe i njohur për autoritetet. Ai kishte qenë më parë i dënuar për çështje që lidhen me trafikun e drogës, dhënien e dëshmive të rreme dhe përfshirje në organizatë kriminale. Sipas raportimeve, megjithëse kishte pasur sjellje shqetësuese, nuk kishte denoncime të mëparshme për dhunë në familje.
Fqinjët kanë deklaruar se kishin dëgjuar shpesh zëra të lartë nga banesa e çiftit, por duket se situata nuk ishte bërë asnjëherë e njohur zyrtarisht.
Autopsia e viktimës pritet të kryhet në Selanik gjatë ditëve në vijim për të përcaktuar saktësisht shkaqet e ndarjes së saj nga jeta.
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128