Raporti për sulmet në Iran, Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

23 Gusht 2025, 18:53 / BOTA ALFA PRESS

Raporti për sulmet në Iran, Trump shkarkon kreun e inteligjencës

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit të ashpër nga Shtëpia e Bardhë ndaj raportit që nxori kjo agjenci për efektivitetin e sulmeve amerikane ndaj Iranit.

Raportet e mediave amerikane bëjnë me dije se gjeneral-lejtnant Jeffery Kruse nuk do të shërbejë më si kreu i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), ndërkohë që u shkarkuan dhe dy komandantë të tjerë të lartë.

Në qershor, Presidenti Donald Trump kundërshtoi me forcë një raport të publikuar të DIA-s, i cili zbuloi se sulmet amerikane ndaj Iranit vetëm sa e kishin penguar programin e tij bërthamor me muaj. Shtëpia e Bardhë e deklaroi vlerësimin e agjencisë si krejtësisht të gabuar.