Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive

23 Gusht 2025, 23:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë

Ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut, kanë përmirësuar ndjeshëm situata me zjarret në vendin tonë.

Autoritetet bëjne me dije se gjatë ditës së shtunë janë evidentuar në të gjithë vendin 10 vatra zjarri, 9 prej të cilave janë shuar totalisht, teksa një tjetër është në monitorim.

Po ashtu është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:

Në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë.
Në fshatin Roskovec, njësia administrative Roskovec, bashkia Roskovec.
Në fshatin Shkjezë, njësia administrative Bushat, bashkia Vau-Dejës.
Në fshatin Jeran, njësia administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.
Në hekurudhën e Fierit, njësia administrative Fier, bashkia Fier.
Në pyllin e Sodës, njësia administrative nr 4, bashkia Vlorë.
Në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë.
Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë.
Në fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.