
Përmbyset varka me emigrantë, mbyten 12 persona pranë brigjeve të Spanjës

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në ujërat e detit Mesdhe, ku nga përmbytja e një varke, disa emigrantë kanë humbur jetën.
U raportua se të paktën 12 emigrantë nga vendet e Magrebit janë shpallur të zhdukur, pasi janë hedhur në det nga një varkë që po lundronte drejt Ishujve Balearik.
Autoritetet spanjolle ndërhynë dhe arritën të shpëtojnë 14 persona nga varka, e cila ndodhej rreth 58 kilometra larg jugperëndimit të ishullit Cabrera.
Ekipet e shpëtimit kanë njoftuar se nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë gjurmë të emigrantëve të zhdukur. Hetimet janë hapur për të identifikuar personat që mungojnë.
Ndërkohë, sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Ishujt Balearik nga Afrika e Veriut është rritur ndjeshëm këtë vit.
Deri më 15 gusht, janë regjistruar 4,323 mbërritje, krahasuar me 2,443 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar — një rritje prej 77%.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128