Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Berisha: Lutem që shpirti i tij të gjejë paqe. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!

23 Gusht 2025, 21:38 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndarja nga jeta e publicistit Artur Zheji, Berisha: Lutem që shpirti i tij

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për ndarjen nga jeta të publicistit Artur Zheji.

Berisha ka shprehur ngushëllimet për të afërmit dhe miqtë e Zhejit duke lutur, që shpirti i tij të gjejë paqe.

Reagimi

Homazh për Artur Zhejin!
Miq, gazeteri, analisti, botuesi, publicisti i mirënjohur Artur Zheji mbylli sot, papritmas dhe parakohe, sytë përgjithmonë. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve të afërmëve, unë lutem së bashku me ta që shpirti i Arturit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin.