Kategoria Superiore, Tirana dhe Bylisi ndahen në ‘paqe’

23 Gusht 2025, 21:04 / SPORT ALFA PRESS

Kategoria Superiore, Tirana dhe Bylisi ndahen në ‘paqe’

Tirana e ka nisur sezonin e ri në futbollin shqiptar me një barazim në transfertën e Ballshit.

Pavarësisht përpjekjeve për të shkuar te goli, të dy ekipet nuk arritën të zhbllokoheshin duke u pajtur me 1 pikë.

Vendasit e Mirel Josës u shfaqën më kërkues në fragmente të ndryshme të lojës, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë mesfushori Patsatsia tronditi shtyllën e Bylisit.

Në fundit e sfidës, teksa luhej minutae 93-të, sulmuesi i Bylisit, Mustafa, u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Soler.

Kjo ishte ndeshja e dytë e javës së parë të Superligës, teksa të premten Vllaznia fitoi 2-0 kundër Egnatias. Një ndeshje që prodhoi polemika që në nisje të sezonit pasi trajneri i Egnatias Edlir Tetova tha se arbitri mori vendime shumë të çuditshme.