
EMRI/ Në kërkim nga Spanja për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe kultivim droge, arrestohet 40-vjeçari me 4 identitete

Një 40-vjeçar nga Lezha, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet spanjolle për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, është arrestuar në Shqipëri si rezultat i një operacioni të suksesshëm të koordinuar me INTERPOL-in.
I arrestuari është Gjergj Gjoka, i njohur edhe me identitetet Gjergj Marku, Gjergj Ruqja dhe Gjergi Ruqja, 40 vjeç, lindur në Lezhë.
Sipas autoriteteve të drejtësisë në Castellon de la Plana, Spanjë, ku ndaj tij është lëshuar masa e sigurisë “arrest në burg”, 40-vjeçari ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me ndarje të qartë rolesh për veprimtarinë e kultivimit të drogës në ambiente të përshtatura posaçërisht.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin GGjergj Gjoka alias Gjergj Marku alias Gjergj Ruqja alias Gjergi Ruqja, 40 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128