
Ndikimi në mjedis i Inteligjencës Artificiale

Ekzekutimi i një kërkese të vetme në chatbot-in e Google-it, Gemini, konsumon afërsisht të njëjtën sasi energjie sa shikimi i 9 sekondave televizor. Kompania Google thotë se një kërkesë me tekst përmes Gemini-t përdor rreth 0.24 vat-orë energji. Energjia e emetuar nga përdorimi i IA gjeneron rreth 0.03 gram dioksid karboni. Chatbot-i i IA konsumon gjithashtu 0.26 mililitra ujë, ose afërsisht pesë pika uji për çdo kërkesë.
Këto janë të dhënat zyrtare të kompanisë, të cilat kanë matur energjinë e pajisjeve dhe ujin e përdorur nga qendrat e të dhënave për ftohjen serverave.
Kompania pretendon se përdorimi i saj i energjisë dhe ujit për IA është “ndjeshëm më i ulët se shumë vlerësime publike”. Megjithanë ekspertët ngrenë shqetësimin për këtë situatë dhe deklarojnë se të dhënat reale janë shumë më të larta. Një studim i Institutit Jofitimprurës për Kërkime të Energjisë Elektrike vlerëson se një kërkesë drejtuar ChatGPT-së së OpenAI përdor 2.9 vat-orë energji, gati 2-fishi i google.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon se kërkesa për energji do të dyfishohet gjatë pesë viteve të ardhshme, duke arritur në 945 teravat-orë në vit. Praktikisht i gjithë konsumi i energjisë elektrike i Japonisë.
Google thotë se modelet e saj të IA po bëhen më efikase. Megjithatë studimit nuk tregon numrin total të kërkesave që Gemini merr çdo ditë, gjë që do të jepte një tregues më të mirë të kërkesës totale për energji.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128