U kap me kokainë në makinë, merret vendimi për vajzën e Eli Farës

23 Gusht 2025, 10:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kap me kokainë në makinë, merret vendimi për vajzën e

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara.

Marina Fara u kap ditën e djehsme me 2.4 gramë lëndë narkotike kokainë në automjet.

Në njoftimin e policisë thuhet se shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë së Vorës i gjetën vajzës së këngëtares një sasi kokaine.

‘U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokainë’, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Vajza e këngëtares, në momentin e ndalimit, ka qenë e vetme në makinë. Kokaina në mjetin e Marina Farës u kap gjatë një kontrolli rutinë policor.

Në polici, ajo ka deklaruar se drogën e kishte për përdorim vetjak.

 

Po ndodh...