Dhunë, zjarrvënie e kanosje.../ Vëllezërit qëllojnë me sende të forta 22-vjeçaren në Tiranë, nisin hetimet ndaj tyre

23 Gusht 2025, 11:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhunë, zjarrvënie e kanosje.../ Vëllezërit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. L. dhe R. L., vëllezër, pasi për motive të dobëta kanë goditur me një send të fortë një 22-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i plotë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
•S. M., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka goditur me grusht një 53-vjeçar;
•A. B., 42 vjeç, pasi ka qëlluar me shpullë një 15-vjeçar, pas një konflikti që i mituri kishte me djalin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
•arrestuan shtetasin M. J., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake;
•arrestuan shtetasin në kërkim E. S., 32 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. L. dhe R. L., vëllezër, pasi për motive të dobëta kanë goditur me një send të fortë një 22-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. Ll., 42 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A. K.;
•E. B., 46 vjeç, pasi shtetasja A. B. ka kallëzuar se ka qenë e punësuar tek ky shtetas dhe ai nuk i ka dhënë detyrimet e pagesës, si dhe e ka kanosur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. K., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
•E. R., 35 vjeç, pasi u konstatua duke hedhur inerte në një sipërfaqe toke, në fshatin Kalaç Shesh, në kundërshtim me ligjin;
•A. A., 48 vjeç, pasi në fshatin Fortuzaj, nga pakujdesia ka djegur disa shkurre anës rrugës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:
•O. V., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
•A. Xh., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...