
Vilë 760 mijë euro të padeklaruar në Gjirin e Lalzit? A është Noka ish-ministri që përmendi Bardhi që po hetohet nga SPAK?

Një ditë më parë, SPAK iu përgjigj interesit të gazetarëve duke bërë të ditur se aktualisht janë në hetim tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër, por pa dhënë asnjë emër.
Kjo ka ngritur pyetjen: a është ky ish-ministër Flamur Noka? Deputeti demokrat është paraqitur disa herë në SPAK, edhe pse në paraqitjen e 27 qershorit 2025, ai deklaroi se ishte thirrur për çështje që lidhen me denoncimet mbi krime zgjedhore, por jo si person nën hetim.
Pyetja e ngritur vjen si rezultat i akuzave të përsëritura nga Gazment Bardhi në drejtim të Flamur Nokës për një vilë 760 euro në Gji të Lalzit, për pengmarrje nga oligarkia e lidhur me pushtetin dhe për lidhje të dyshimta me botën e krimit. Noka i ka mohuar publikisht këto akuza, duke i cilësuar si sulme politike, madje më vonë doli publikisht dhe u shpreh se e kishte “falur” Bardhin, ndërkohë që ky i dyti nuk i ka mohuar ende akuzat.
Megjithatë, deri më tani, SPAK nuk ka konfirmuar asnjë emër. Për momentin, e vetmja gjë e sigurt është se hetimet përfshijnë një ish-ministër, por identiteti i tij nuk është bërë publik.
Mirëpo, duke parë akuzat e Bardhit në drejtim të Nokës për fshehje dhe mosdeklarim pasurie dhe duke parë tipologjinë e hetimeve të SPAK, nuk do ishte çudi që ish-minsitri nën hetim të jetë Noka.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128