Aksident në Vlorë, plagoset 52-vjeçari me motor

22 Gusht 2025, 23:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Vlorë, plagoset 52-vjeçari me motor

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë.

Sipas policisë, një 33-vjeçar që drejtonte një automjet tip “Audi” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 52-vjeçar.

Për pasojë, është plagosur drejtuesi i motorit, i cili u transportua menjëherë në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Po ndodh...