Aksident rrugor në Ksamil/ Makina përplaset me motorin, 29-vjeçari përfundon në spital

22 Gusht 2025, 23:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident rrugor në Ksamil/ Makina përplaset me motorin,

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 21:10, në Ksamil.
Policia bën me dije se shtetasi turk D. T., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin M. S., 29 vjeç, banues në Itali.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sot, rreth orës 21:10, në Ksamil, shtetasi turk D. T., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin M. S., 29 vjeç, banues në Itali.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Po ndodh...