Bayerni siguron shumën e majme nga rinovimi i kontratës me Deutsche Telekom

22 Gusht 2025, 21:17 / SPORT ALFA PRESS

Bayerni siguron shumën e majme nga rinovimi i kontratës me Deutsche

Kampionët gjermanë të Bayernit të Mynihut dhe Deutsche Telekom kanë rinovuar partneritetin e tyre.

Para fillimit të sezonit të 63-të të Bundesligës, me ndeshjen në shtëpi kundër Leipzig-ut këtë mbrëmje në Allianz Arena, u njoftua vazhdimi i bashkëpunimit deri në vitin 2032.

Deutsche Telekom, në rolin e sponsorit kryesor dhe sponsorit të fanellës, do t’u paguajë bavarezëve mbi 60 milionë euro në vit.

“30 vite me Telekom, nuk më mbetet veçse t’ju falënderoj për angazhimin tuaj,” deklaroi Herbert Hainer, president i Këshillit Mbikëqyrës të Bayernit.

Ndërsa CEO-ja i klubit, Jan-Christian Dreesen, shtoi: “Nëse do të mund të shprehja një dëshirë, do të ishte që martesa jonë të zgjaste edhe përtej vitit 2032”.

Partneriteti mes Bayernit dhe Telekom-it nisi në sezonin 2002/03.

“Miqtë e mirë nuk mund të ndahen. T-ja do të jetë në fanella edhe për shtatë vite të tjera,” u shpreh Rodrigo Diehl, anëtar i bordit të Telekom Gjermania.

Sipas Michael Hagspihl, zv. president i lartë i kompanisë, ekspozimi i gjerë mediatik i Bayernit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për markën.

Gjithashtu, Kupa e Botës për Klube, e zhvilluar këtë verë në SHBA, rezultoi një trampolinë e vlefshme për kompaninë me aktivitet ndërkombëtar.

 

Po ndodh...