Zjarri në qendër të Elbasanit në një ambient të amortizuar, zbulohet shkaku që alarmoi qytetarët

24 Gusht 2025, 16:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në qendër të Elbasanit në një ambient të

Mesditën e kësaj të diele në qendrën e qytetit të Elbasanit një zjarr i fuqishëm përfshiu një ambient të amortizuar pranë bashkisë, duke ngritur alarmin për sigurinë e banorëve të zonës.

Pas ndërhyrjes së 10 forcave zjarrfikëse dhe 3 automjeteve të këtij shërbimi si dhe hetimeve paraprake, është zbuluar se shkaku i zjarrit ka qenë një bombol gazi që ndodhej brenda godinës.

Ambientet e përfshira nga flakët shërbenin prej kohësh si magazinë për tregtarët ambulantë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrugë si tregtarë ambulantë në një zonë me qarkullim të lartë të njerëzve dhe me ndërtesa të banueshme ngjitur rreth 150 larg godinës së bashkisë Elbasan.

 

Po ndodh...