Radhë kilometrike, trafik i rënduar në aksin Rrogozhinë-Elbasan

24 Gusht 2025, 21:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Radhë kilometrike, trafik i rënduar në aksin
Gjatë pasdites së sotme, trafiku në aksin kombëtar Rrogozhinë–Elbasan paraqitet i rënduar, me radhë kilometrike automjetesh që lëvizin drejt Tiranës.

Raportohet se fluksi i lartë i automjeteve ka krijuar vonesa në qarkullim, ndërsa rruga është e ngarkuar në të dy kahet, por veçanërisht në drejtim të kryeqytetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore për të evituar incidente të mundshme.

 

Po ndodh...