
Zjarr në Zharrës të Fierit, flakët rrezikojnë puset e naftës

24 Gusht 2025, 20:39 / AKTUALITET
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me shkurre në fshatin Zharrëz të Fierit, duke vënë në rrezik serioz një nga puset e naftës që ndodhen në këtë zonë.
U raportua se flakët, të përhapura me shpejtësi nga era e fortë, kanë shkaktuar panik te banorët, pasi afërsia me pusin e naftës paraqiste rrezik të madh.
Menjëherë pas sinjalizimit, zjarri është izoluar.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat po kryejnë hetime për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Ende nuk ka të dhëna nëse bëhet fjalë për një incident aksidental apo për zjarrvënie të qëllimshme.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale të tjera përveç sipërfaqes së djegur me shkurre.

Miti i Shqipërisë turistike, me kokën në Europë dhe bythën në Tunizi!
Francesco Condoluci
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?
Nga Kreshnik Spahiu

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
Nga Kim Mehmeti
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128