E mitura shqiptare u mbyt në pishinë, familjarët lirohen me kusht

25 Gusht 2025, 22:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë, familjarët lirohen me kusht

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës shqiptare 4-vjeçare, e cila humbi tragjikisht jetën disa ditë më parë në një pishinë në ishullin Paksos. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga Prokurori dhe Hetuesi, duke vendosur që familjarët të mos largohen nga Greqia.

Ceremonia mortore për të voglën do të mbahet më 26 gusht, ditëlindja e saj e katërt, në prani të familjarëve dhe miqve. Avokati i familjes tha se tragjedia ndodhi për një çast: vajza po luante në korridorin e shtëpisë kur u zhduk, dhe vetëm pak minuta më vonë ndodhi ngjarja fatale.

Prindërit njoftuan menjëherë policinë dhe nisën kërkimet bashkë me fqinjët. Trupi i vajzës u gjet disa metra larg shtëpisë nga një kuzhinier që kishte shkuar për punë.

Po ndodh...