Hiqej si shoferi i kancelares së SPAK, kjo është ndërtesa pa leje e Romario Ibraliut i cili kërcënonte inspektorët e IMT-së

25 Gusht 2025, 22:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hiqej si shoferi i kancelares së SPAK, kjo është ndërtesa pa

Kjo ndërtesë pa leje e Romario Ibraliut, i cili hiqej si shofer i kancelares së SPAK, u bë shkak që ky i fundit të përfundonte në pranga.

Policia njoftoi se i riu “kërcënonte” inspektorët e IMT që të mos procedohej për ndërtim të paligjshëm në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, pasi ishte shofer i kancelares së SPAK.

Pas kryerjes së verifikimeve ka rezultuar që ky shtetas nuk ka punuar as nuk punon në SPAK. Pas konstatimit të objektit paleje IMT ka referuar rastin në organet ligjzbatuese për verime të tjera hetimore.

Po ndodh...