
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra zjarri në total! 6 janë shuar, 4 janë ende aktive

Situata me zjarret në vend mbetet shqetësuese, me 10 vatra të raportuara gjatë ditës.
Ministria e Mbrojtjes njofton se 6 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 mbeten ende aktive. Zjarri më problematik është në Pishë-Poro të Vlorës, ku ndërhyrja vështirësohet nga terreni ranor dhe era e fortë.
Helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara janë angazhuar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive.
Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.
Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.
Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, ku zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në afërsi të piramidës 15. Në terren janë të angazhuar forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë.
Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen në gatishmëri të pandërprerë 24 orë zjarrfikësit lokalë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vetë vatrës së zjarrit.
Në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Në vendngjarje po operojnë 3 grupe shërbimi nga MZSH Skrapar. Situata raportohet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.
Vatrat e izoluara plotësisht raportohen:
Në fshatin Krenze, njësia administrative Shtiqën, bashkia Kukës
Në fshatin Reç, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësi e Madhe
Në fshatin Bisht-Kamëz, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës.
Në fshatin Ishull-Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.
Në Lagjen 18, Rajoni Nr.1, bashkia Korçë.
Në zonën e Shkozës, njësia administrative Nr.1, bashkia Tiranë.

Miti i Shqipërisë turistike, me kokën në Europë dhe bythën në Tunizi!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128