“Mami i tha se donte të ndahej”/ Vajza e Marjola Nakolecit tregon detaje të reja: Babi e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë

25 Gusht 2025, 18:39 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Mami i tha se donte të ndahej”/ Vajza e Marjola Nakolecit

Vajza 18-vjeçare e Marjola Nakolecit ka rrëfyer për mediat greke momentet tronditëse kur e ëma u vra nga bashkëshorti i saj.

Ajo tregon se konflikti nisi për arsye xhelozie, një problem i vazhdueshëm në familje. Sipas saj, megjithëse kohët e fundit babai kishte nisur punë dhe ishte më i qetë, ditën fatale debatet u përshkallëzuan, kur nëna kërkoi ndarjen. Sipas saj, babai reagoi me dhunë ekstreme, duke e goditur me thikë. Vajza thotë se gjithçka ndodhi para syve të saj dhe vëllait 13-vjeçar.

Ajo mohon se nëna e kishte nxjerrë jashtë të atin nga shtëpia, por ai ishte larguar vetë për disa ditë, për t’u kthyer më pas duke kërkuar falje.

Ajo shton se babai ia kishte kontrolluar shpesh nënës së saj telefonin dhe më parë kishte tentuar vetëvrasje. “Nuk dua ta shoh më,” përfundoi ajo me dhimbje.

 

Po ndodh...