
U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

Një shtetas italian, G.L., 38 vjeç, u arrestua nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi tentoi të trafikonte drejt Shqipërisë një automjet që rezultoi i vjedhur në Itali një muaj më parë.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrolleve në hyrje-daljet e vendit, shërbimet e Policisë Kufitare verifikuan automjetin dhe konstatuan se ai ishte marrë me forcë më datë 25 korrik 2025. Për pasojë, shtetasi italian u vu në pranga dhe automjeti u sekuestrua.
“Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një automjet të vjedhur para 1 muaji, në Itali, vihet në pranga shtetasi italian.
Si rezultat i shtimit të kontrolleve, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25.07.2025.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, njofton policia.

Terroristët me Maska të Medias
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128