
Tragjedia në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Ishte shtatzënë, fëmija nuk ishte i imi

Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që i mori jetën bashkëshortes së tij në Greqi ka dhënë dëshminë para autoriteteve, ku ka rrëfyer versionin e tij tronditës për krimin.
Sipas të akuzuarit, gruaja e tij 36-vjeçare ishte shtatzënë, por fëmija nuk ishte i tij. Ai pretendon se kishte dyshuar për një lidhje jashtëmartesore dhe se viktima ia kishte pranuar vetë, duke i thënë se fëmija i përkiste partnerit të saj të ri.
“E doja gruan time në mënyrë patologjike. Nuk kisha planifikuar ta vrisja, vetëm ta trembja. Por u çmenda kur më tha se fëmija nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto e video me partnerin e saj. Mendja ime u errësua”, tha 40-vjeçari për mediat greke.
Ngjarja ndodhi në prani të dy fëmijëve të çiftit, të cilët kanë rrëfyer mes lotësh se e panë të ëmën të kërkonte ndihmë dhe më pas të goditej për vdekje nga i ati. “Ai e tërhoqi nga flokët, e hodhi në tokë dhe e goditi me thikë. E pashë gjithçka”, tha vajza e tyre, e cila tregoi se edhe gjyshja u plagos në tentativë për të ndaluar të birin.

Terroristët me Maska të Medias
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128