Qëlluan mbi civilë dhe gazetarë/ Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

25 Gusht 2025, 20:58 / BOTA ALFA PRESS

Qëlluan mbi civilë dhe gazetarë/ Netanyahu: Izraeli shpreh

Kryeministri Benjamin Netanyahu pohoi se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi këtë të hënë në spitalin Nasser.

Udhëheqësi izraelit tha gjithashtu se autoritetet ushtarake po kryenin një hetim të plotë për atë që ndodhi.

“Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, stafit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë”, shtoi ai.

“Lufta jonë është me terroristët e Hamasit. Synimet tona të drejta janë mposhtja e Hamasit dhe sjellja e pengjeve tona në shtëpi”, shtoi ai.

Po ndodh...