
Kolegji ia dha mandatin Ana Dajkos, Lapaj i dëshpëruar: Më tradhëtoi Endri Shabani, ka ngrënë edhe bukë në shtëpinë time!


Kryetari i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi kërkesën e tij dhe ia la mandatin kandidates Ana Dajko. I ftuar në News24, Lapaj tha se beteja e tij ka qenë gjithmonë për garën dhe jo për një mandat personal.
Ai shprehu zhgënjimin ndaj Endri Shabanit, duke theksuar se ndihet i tradhëtuar: “Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë time, nuk e prisja nga ai. U bë padrejtësi, por do të qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe të koalicionit tonë.”
Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria bëhet: Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë. Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin.
U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare. Për mua, zotëria (Shabani) që përmendët nuk ekziston, edhe herën e parë u përgjigja për etikë.

Miti i Shqipërisë turistike, me kokën në Europë dhe bythën në Tunizi!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128