
Mushkonjat paskan preferencë për një lloj gjaku? Çfarë tregon studimi i fundit!

Zakonisht, mbizotërojnë besime popullore, si ai i gjakut “të ëmbël” që tërheq mushkonjat. Por shkenca duket se më në fund ka dhënë një përgjigje, e cila nuk do t’u pëlqejë atyre që janë më shpesh shënjestra e pickimeve. Një studim i gjerë ndërkombëtar, i publikuar në revistën Global Ecology and Biogeography, ka treguar se mushkonjat nuk kanë preferenca fikse, por sjellja e tyre ushqyese është shumë më fleksibile nga sa mendohej.
Studimi, i udhëhequr nga biologu Konstans Wells i Universitetit të Swansea në Uells, analizoi mbi 15.600 "vakte" gjaku të mushkonjave duke përdorur teknika molekulare që lejojnë identifikimin e saktë të specieve pritëse. Kështu u krijua një hartë globale e preferencave ushqimore të gjashtë specieve më të rëndësishme nga këndvështrimi shëndetësor.
Culex (mushkonja e zakonshme) ushqehet me një spektër shumë të gjerë prej 179 deri në 321 llojesh, përfshirë shpendë, gjitarë, reptilë dhe amfibë.
Aedes (ku bën pjesë mushkonja tigër) është më selektive, me 26 deri në 65 lloje.
Anopheles (përgjegjëse për përhapjen e malaries) ka preferenca edhe më të ngushta: 7–29 lloje.
Aedes dhe Anopheles tregojnë një prirje të qartë ndaj njeriut, gjë që i bën veçanërisht të rrezikshme në zonat urbane. Ndërsa disa lloje të tjera preferojnë bagëtitë apo shpendët.
Ky është studimi i parë që përdor gjerësisht metoda gjenetike për të analizuar sjelljen ushqyese të mushkonjave, duke përfaqësuar një hap të madh përpara në monitorimin global entomologjik.

Miti i Shqipërisë turistike, me kokën në Europë dhe bythën në Tunizi!
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128