Aksident i rëndë në Sarandë, 2 persona humbin jetën dhe një i plagosur

24 Gusht 2025, 21:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Sarandë, 2 persona humbin jetën dhe

Një aksident i rëndë me dy të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë.

U raportua se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”.

Gjithashtu mediat bëjnë me dije se forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.

U raportua se i plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

 

Po ndodh...