“Lufta e Dytë Botërore përfundoi përmes negociatave”, JD Vance lë nam teksa flet për luftën në Ukrainë

24 Gusht 2025, 21:02 / BOTA ALFA PRESS
“Lufta e Dytë Botërore përfundoi përmes

Gjatë një interviste për Meet the Press, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbrojti qasjen e Presidentit Donald Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë përmes negociatave dhe kompromiseve, duke u përpjekur të largonte fokusin nga sanksionet dhe kërkesat për armëpushim që Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte propozuar më parë ndaj Rusisë.

Vance përdori shembuj nga historia, duke përmendur Luftën e Dytë Botërore, për të argumentuar se diplomacia është e domosdoshme për të përfunduar konfliktet e mëdha.

Megjithatë, ai gaboi kur tha se “Lufta e Dytë Botërore përfundoi përmes negociatave”.

“Nëse kthehemi te Lufta e Dytë Botërore, nëse kthehemi te Lufta e Parë Botërore, nëse kthehemi tek çdo konflikt i madh në historinë e njerëzimit, të gjithë përfundojnë me një lloj negociate,” tha Vance.

Reagimet në rrjetet sociale nuk vonuan.

Një komentues shkroi: “Vance thotë se Lufta e Dytë Botërore përfundoi me negociata, dikush t’i tregojë për Hiroshimën”. Një tjetër tha se“Lufta e Dytë Botërore përfundoi me gjithçka tjetër, por jo negociata.”

Lufta e Dytë Botërore nuk përfundoi me negociata, por u mbyll me dorëzim të pakushtëzuar të Gjermanisë më 7 maj 1945 dhe të Japonisë më 2 shtator 1945.

Sa i përket Ukrainës, Vance theksoi se çdo vendim mbi territoret e humbura nga Rusia duhet të vendoset nga vetë ukrainasit. “Së pari, ukrainasit do të vendosin vetë ku të vendosen kufijtë në vendin e tyre,” tha ai. Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dëshirë të pranojë humbjen e territorit të pushtuar në mënyrë të paligjshme.

Qasjen e propozuar nga Trump, mbështetur nga Vance, disa kritikë e shohin të kundërt me realitetin historik dhe situatën aktuale të konfliktit në Ukrainë, ku Rusia vazhdon të kontrollojë pjesë të mëdha të territorit ukrainas që nga fillimi i pushtimit në 2022.

Po ndodh...