Dalin fotot e 2 motrave që humbën jetën në aksidentin Sarandë-Delvinë

24 Gusht 2025, 22:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dalin fotot e 2 motrave që humbën jetën në aksidentin

Mbrëmja e kësaj të diele (24 gusht) ka rezultuar me bilanc tejet tragjik, ku dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë  si pasojë e dy aksidenteve në Sarandë dhe Kuçovë.

Nga aksidentet kanë ndërruar jetë dy motrat, ndërsa tre të plagosurit e tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan në këtë bilanc negativ.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë, ku viktimkanë mbetur dy motra nga fshati Kopaçeza, dhe një tjetër e plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, ku njëri prej tyre drejtohej nga një 23- vjeçar dhe tjetri nga 22- vjeçarja Elvisa Dhimaku.

Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku, pasagjere.

E plagosura Antonela Zhupa 24 vjeçe, është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

Dalin fotot e 2 motrave që humbën jetën në aksidentin

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Policia e Sarandës ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy motrave Dhimaku.

Sipas policisë, një makinë e drejtuar nga një i ri 23-vjeçar është përplasur me makinën që udhëtonin dy motrat.

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Janë publikuar fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë.

Si pasojë kanë humbur jetën dy motrat Elvisa Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e një prej mjeteve.

Dalin fotot e 2 motrave që humbën jetën në aksidentin

Ndërsa ndërroi 20- vjeçarja Rozina Dhimaku,  e cila mësohet se ishte edhe studente mjekësie.

Dalin fotot e 2 motrave që humbën jetën në aksidentin

Ndërsa Antonela Zhupa mbeti e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës. Edhe ajo ishte pasagjere. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

 

Po ndodh...