Makinat janë copëtuar nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit ku humbën jetën 2 motrat në Sarandë

24 Gusht 2025, 23:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Makinat janë copëtuar nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit ku

Një aksident tragjik ka tronditur mbrëmjen e sotme Sarandën. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ka ndodhur një aksident fatal ku u shuan dy jetë të reja, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete. Një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 23-vjeçar, është përplasur me një mjet tip “Lancia”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Ela Dhimaku nga fshati Kopaçeza.

Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fuqishme pasi të dy automjetet e aksidentuar janë shkërmoqur.

Përplasja fatale u bë shkak për humbjen e jetës së drejtueses së automjetit, Ela Dhimaku, si dhe të motrës së saj, 20-vjeçares Rozina Dhimaku, e cila ndodhej pasagjere.

Po ashtu, një tjetër pasagjere në automjetin “Lancia”, 24-vjeçarja Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Makinat janë copëtuar nga përplasja, dalin pamjet e aksidentit ku

 

Po ndodh...