Murinjo përflitet si pasuesi i tij, trajneri i Premier Ligë për presidentin grek: Do takohemi

24 Gusht 2025, 16:43 / SPORT ALFA PRESS

Murinjo përflitet si pasuesi i tij, trajneri i Premier Ligë për

Nuno Espirito Santo mund të mos zgjasë edhe shumë te Notingem Forest. Trajneri tregoi më parë në fjalët e tij se do të ketë takim me presidentin Evangelos Marinakis.

Po, këtë duhet të bëjmë dhe do të takohemi. Jo sot(dje), sigurisht sepse është ndeshja, por së shpejti”, u shpreh trajneri i Notingem.

Në Angli kanë lëvizur duke folur edhe për pasuesin e mundshëm. Një nga emrat e përmendur është i Zhose Murinjos.

Klubi i Premier Ligë dëshiron të vazhdojë investimet, për paraqitje sa më dinjitoze në elitë. Dhe përfundimi i bashkëpunimit me Nuno Espirito Santo nuk shfaqet i largët.

 

Po ndodh...