Borë në pranverë, ja si pritet të jetë moti në fundjavë

27 Mars 2026, 18:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Borë në pranverë, ja si pritet të jetë moti në

Fundjava në vend pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me temperatura të ulëta dhe reshje shiu e dëbore, të paktën edhe gjatë 24 orëve në vijim.

Sipas meteorologes Lajda Porja, një masë ajrore e ftohtë që ka zbritur nga Europa Veriore drejt asaj Qendrore ka përfshirë edhe rajonin e Ballkanit, duke sjellë reshje dëbore në shumë zona. Edhe pse situata mbetet e paqëndrueshme, intensiteti i reshjeve pritet të jetë më i ulët.

Reshjet do të jenë të pranishme kryesisht në pjesën lindore të Shqipërisë, ndërsa në zonat malore ato do të bien në formën e dëborës dhe do të vijojnë edhe gjatë ditës së shtunë.

Ndërkohë, temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke arritur në vlera negative. Të shtunën, ato pritet të luhaten nga 0 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa mëngjeset do të jenë të acarta.

Parashikimet tregojnë se dita e diel do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, me ndërprerje të reshjeve dhe stabilizim të motit. Edhe situata e erërave në zonat detare pritet të vijë drejt përmirësimit.

Po ndodh...

ide