Dhjetëra efektivë i zbarkuan para stanit ku ai fshihej prej kohësh, sapo i vuri re i kërkuari hapi zjarr ndaj tyre, del EMRI i autorit që tronditi Maliqin në 4 të mëngjesit

4 Qershor 2026, 08:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dhjetëra efektivë i zbarkuan para stanit ku ai fshihej prej

Është identifikuar personi i cili ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në Llozhan të Maliqit, në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Violand Braçellari, ish-ushtarak, i cili i shpallur në kërkim prej vitesh. Ai kishte edhe një vendim gjykate për çështje të lidhura me lëndët narkotike.

Paraprakisht bëhet me dije se pas sinjalizimeve se i kërkuari fshihej në zonë, blutë e Korçës janë nisur drejt Podenës për ta arrestuar.

Gjatë operacionit i dyshuari ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, duke i marrë jetën kështu një efektivi dhe duke plagosur një tjetër.

Nga ky shkëmbim zjarri raportohet se humbi jetën efektivi, shtetasi Enea Mekolli, ndërsa polici i plagosur është Edison Adri.

Po ashtu bëhet me dije se Braçellari raportohet se jetonte prej vitesh në pyjet e Podenës, ku kishte ngritur një stan të madh dhe  kujdesej për disa qen.

Ndërsa raportohet se një ditë më parë, policia kishte marrë informacion se ai ndodhej i fshehur në këtë zonë të thellë malore.

Në operacionin e zhvilluar kanë marrë pjesë rreth 7-8 efektivë policie, disa prej të cilëve të veshur civilë. Mirëpo Braçellari i ka identifikuar forcat e policisë gjatë natës, rreth orës 03:00-04:00 të mëngjesit të së enjtes, dhe më pas ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Pas shkëmbimit të zjarrit, autoritetet dyshohet se kanë arritur ta neutralizojnë të plagosur, ndërsa zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe drejtues të lartë të Policisë së Korçës kanë shkuar në vendngjarje për hetimet.

Efektivi i plagosur pritet të niset me helikopter drejt Tiranës për të marrë një shërbim mjekësor më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie të cilët po punojnë pëert zbarhdjen e plotë të ngjarjes.

Po ndodh...

ide