Vrau një polic dhe plagosi një tjetër në Korçë, momenti kur autori i ngjarjes mbërrin në spital i mbuluar me gjak

Momenti i mbërritjes në spital i autori të dyshuar të ngjarjes që ndodhi mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni të zhvilluar në Llozhan të Maliqit.
Nga pamjet e siguruara në momentin e mbërritjes së tij në spital, Violand Braçellari shihet i mbuluar në gjak dhe i shoqëruar nga forca të shumta policie.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku gjatë një operacioni policor një efektiv humbi jetën, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Sipas burimeve, autori i dyshuar është shtetasi Violand Braçellari, ish-ushtarak, i cili prej vitesh rezultonte i shpallur në kërkim. Mësohet se ndaj tij kishte edhe një vendim gjykate për çështje që lidhen me lëndët narkotike.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, humbi jetën efektivi i policisë Enea Mekolli, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur.
Burimet bëjnë me dije se Braçellari jetonte prej vitesh në pyjet e Podenës, ku kishte ngritur një stan të madh dhe kujdesej për disa qen.
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Ti vetëm ik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128