Botërori që do të “rrjepë” tifozët nga xhepat, FIFA u heq edhe ujin për të siguruar fitime kolosale

4 Qershor 2026, 11:51 / SPORT ALFA PRESS

Botërori që do të “rrjepë” tifozët nga

Tifozët janë shqetësimi i fundit për FIFA-n që ka venë si objektiv kryesor vetëm përfitimet ekonomike maksimale nga Botërori në SHBA. Dhe vendimi i fundit e tregon qartësisht këtë.

Me anë të një urdhërese, të justifikuar me arsye sigurie në stadiume, FIFA ka bërë të ditur se tifozëve u ndalohet që të marrin shishe uji me vete në ndeshjet e Botërorit gjatë kësaj vere. Një situatë e pazakontë, duke llogaritur se vetëm pak muaj më parë, ajo kishte bërë të ditur se lejoheshin shishet nën një litër për konsum personal.

Me urdhëresën e re, FIFA ka shpjeguar se gjithçka bëhet për çështje sigurie, për të shmangur për shembull gjuajtjen me shishe gjatë aktivitetit nga tifozët. Përjashtime do të bëjnë vetëm ata për të cilët është e nevojshme, si shishet e qumështit apo ujit të sterilizuar për të sapolindurit.

Pjesa tjetër do të jenë të detyruar që të blejnë ujë në shishe të veçanta që shiten në stadiume me çmime marramendëse. Në Botërorin e Klubeve të vitit të kaluar, çmimet ishin nga 4 në 6 dollarë e këtë vit, parashikohet të jenë më të larta, duke treguar se fokusi është i gjithi te përfitimet ekonomike dhe jo tifozët të cilët do të përballen me temperatura ekstreme.

Po ndodh...

ide