Largohet Vlahovic! Juve piketon pasuesin e serbit, hidhet në sulm për Sorloth

4 Qershor 2026, 10:53 / SPORT ALFA PRESS

Largohet Vlahovic! Juve piketon pasuesin e serbit, hidhet në sulm për

“Përse duhet të paguhem sa David?”. Kjo pyetje e Dusan Vlahovic ndaj drejtuesve të Juves mbylli përfundimisht diskutimin në lidhje me të ardhmen e tij, me sulmuesin serb që do të largohet përfundimisht nga Torino në fund të këtij muaji, për më tepër falas. Palët nuk arritën të gjenin një akord ekonomik, edhe pse Luciano Spalletti insistoi deri në fund që të kishte në dispozicion sulmuesin serb edhe në kuadër të sezonit të ri.

Përballë një fakti të tillë, trajnerit Spallettit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bëjë llogaritë me lojtarët që ka në dispozicion, David, Openda dhe Milik, ndërsa shpreson që drejtuesit e klubit t’i sjell një sulmues të ri.

Sipas Gianluca Di Marzio, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë vënë në lëvizje duke piketuar Alexander Sorloth si pasuesin e Dusan Vlahovic, madje kanë vendosur edhe kontaktet e para me përfaqësues të sulmuesit të Atletico Madrid. Në të njëjtën kohë, Juve po mban të hapur edhe pistën Kolo Muani, pasi nuk përjashtohet një rikthim i francezit në Torino. Në rast të një largimi të Openda-s ose David, Juve mund t’i tentojë të dy lojtarët, Sorloth dhe Kolo Muani.

Duke u rikthyer te çështja Vlahovic, e ardhmja e sulmuesit serb mund të jetë sërish në Serie A, pasi Milan vijon të ndjek nga pranë zhvillimet që kanë të bëjnë me të. Në të njëjtën kohë, Chelsea, Newcastle, Barcelona dhe Bayern Munich janë gjithashtu tre ekipe “big” mund të futen në garë për të siguruar shërbimet e Vlahovic.

Po ndodh...

ide