Dosja ‘Balluku’/ SPAK merr të pandehur Igli Taren! Akuza për pastrim parash

4 Qershor 2026, 12:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja ‘Balluku’/ SPAK merr të pandehur Igli Taren! Akuza

SPAK merr të pandehur Igli Taren në lidhje me dosjen “Balluku”.

Mësohet se ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit i është komunikuar akuza për pastrim parash.

Gazetari Elton Qyno mëson se ai është marrë i pandehur nga prokurori Dritan Prençi për akuzën e Pastrimit të produkteve të veprëa penale në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj ish-zv/kryeministres se vendit Belinda Balluku.

Më parë vëllai i tij, Agron Tare ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm, por SPAK kishte kërkuar dhe dëshminë e ish-futbollistit të Kombëtares.

Ish-futbollisti i kombëtares Igli Tare është një tjetër person, që me firmën e Belinda Ballukut, ka përfituar leje për ndërtim pallati dhe parku fotovoltaik.

Emisioni investigativ Plug zbardhi detaje sesi Igli Tare, në të njëjtën periudhë që Balluku u bë Ministre e Infrastrukturës, ish-futbollisti kuq e zi, u rikthye në Shqipëri për të investuar në ndërtim dhe energji. Jo vetëm kaq, por të dhënat e një raporti të KLSH të publikuar nga Plug, tregojnë se 3.3 ha tokë, që Armando Subashi i ka dhënë Igli Tares në Sheq Marinas, është bërë në shkelje të ligjit.

 

Po ndodh...

ide