Emisioni Investigativ paralajmëron: Një skandal sek*ual në institucionet e drejtësisë

22 Mars 2026, 16:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

Emisioni Investigativ paralajmëron: Një skandal sek*ual në

Sipas mediave pritet që një skandal seksual me një anëtar të KLP-së, të transmetohet në emisionion STOP, të hënën (23 mars).

Sipas burimeve, një investigim i realizuar nga aktorë mediatikë dhe organizata të shoqërisë civile ka dokumentuar sjellje të papajtueshme me funksionin publik dhe standardet etike që duhet të përfaqësojë një institucion si KLP.

Në fokus të materialit është një rast konkret, ku një qytetare që kishte kërkuar ndihmë dhe drejtësi për dhunë nga bashkëshorti, pretendon se është përballur me sjellje të papranueshme nga prokurori në fjalë.

Sipas të dhënave paraprake, në vend të trajtimit ligjor të çështjes, ai dyshohet se i ka dërguar mesazhe dhe materiale me përmbajtje seksuale në rrjete komunikimi private, duke e ftuar në marrëdhënie intime.

Po ndodh...