EMRI/ Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me armë zjarri, 35-vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi

27 Gusht 2025, 09:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me armë

Policia greke ka finalizuar një operacion, duke arrestuar mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje të Beratit, ku u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia.

Operacioni u zhvillua nga skuadra DIAS e policisë greke, ndërsa autoritetet vijojnë bashkëpunimin me homologët shqiptarë për çështjen.

 

Po ndodh...