Shuhet zjarri në pyllin e Poros në Vlorë, vijon monitorimi për vatra aktive

27 Gusht 2025, 10:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shuhet zjarri në pyllin e Poros në Vlorë, vijon monitorimi

Situata në pyllin e Poros duket se është normalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, pasi në brendësi të pyllit ka ende vatra aktive, ku vijon djegia e trungjeve. 

Pasditen e djeshme, zjarri mori përmasa të mëdha pasi u përhap në një sipërfaqe të gjerë pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar ekosistemin e pasur të zonës së mbrojtur.

Zjarri ka vijuar për rreth dy ditë, me flakët të favorizuara nga era që u përhapën drejt Pishë-Poros, ndërsa retë e tymit u përhapën deri në Vlorë.

Shërbimi zjarrfikës, ushtria dhe emrgjencat civile u angazhuan për të ndaluar përhapjen e zjarrit.

Gjithashtu ka pasur edhe ndërhyrje nga ajri, ku përveç dy helikopterëve të Forcës Ajrore shqiptare, ndihmën për situatën e emergjencës e kanë ofruar gjithashtu dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

Po ndodh...